Posto temë të re Përgjigju temës  [ 1 postim ] 
Autori Mesazh
  Post Postuar: E Martë 05 Janar 2010 3:06   
Antarë i regjistruar

Antarësuar: E Hënë 15 Qershor 2009 1:20
Poste: 23
Presidenti i Republikes se Kosoves, dr. Fatmir Sejdiu, priti sot shefin e
EULEX-it, z. Ive de Kermabon, dhe zevendesshefin e Zyres Civile Nderkombetare, z. Fletcher Burton, me te cilet diskutoi per veprimet e vazhdueshme te Serbise, nepermjet strukturave paralele, te cilat kane per qellim destabilizimin e Kosoves, thuhet ne nje komunikate per media te Presidences se Kosoves.
Presidenti Sejdiu me kete rast, sipas komunikates, shprehu shqetesimet e tij, ne veçanti per veprimet e fundit te Serbise, qe paraqesin investim te drejtperdrejte ne strukturat
paralele dhe ne aktivitetet e tyre ilegale. Duke kundershtuar vendimin e fundit te Serbise per emerimin e gjyqtareve per te punuar ne gjykatat paralele ne Kosove, presidenti Sejdiu theksoi se Republika e Kosoves ka nje sistem te vetem dhe unik gjyqesor dhe çfaredo tentimi per ta cenuar ate eshte absolutisht i papranueshem dhe kundërligjor.
Ai kerkoi mbeshtetje nga EULEX-i dhe Zyra Civile Nderkombetare, qe te ndermerren masa urgjente per shuarjen e strukturave paralele dhe parandalimin e veprimeve te tjera destruktive te Beogradit. Po ashtu, ai kerkoi qe te vazhdohet perkrahja e institucioneve të Kosovës ne fushen e sundimit te ligjit dhe sigurise.
“Republika e Kosoves eshte e perkushtuar per zbatimin e plote te Pakos e
Ahtisaarit, qe perfshin edhe shuarjen e menjehershme te strukturave
paralele. Eshte obligim i te gjitha institucioneve te Kosoves qe ne
bashkepunim me partneret tane nderkombetare te ndermarrim te gjitha veprimet
e duhura per ta realizuar kete obligim”, theksoi presidenti Sejdiu.
Presidenti Sejdiu çmoi bashkëpunimin me EULEX-in duke shprehur gatishmerine
e thellimit te ketij bashkepunimi ne te mire te Republikes se Kosoves dhe
qytetareve te saj, thekson komunikata.


Ngjitu lart

  Profili  
Trego postimet nga i fundit:  Rrjeshto sipas  
Posto temë të re Përgjigju temës  [ 1 postim ] 
Ekipi Drejtues

Copyright © 2005 - 2010 Mendimi | Powered by phpBB

Fshi "cookies" te Bordit
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor